Politike

"Ngushëllime të sinqerta..."/ Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, zbardhet letra e Kurtit drejtuar familjes së ish-presidentit

Kurti në letrën e tij shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Thaçi ndërsa shkruan se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. 

17 Mars 2025, 13:18 Nga B.Z
"Ngushëllime të sinqerta..."/ Ndarja nga jeta e Haxhi
Albin Kurti

KOSOVË - Është bërë publike letra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit drejtuar familjes së ish-presidentit të Koosvës Hashim Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

Kurti në letrën e tij shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Thaçi ndërsa shkruan se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. 

Letra e Kurtit:

“E nderuara familja Thaçi,

Na pikëlloi shumë lajmi që më i dashuri i juaj, Haxhi Thaçi, u nda nga jeta. Do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. 

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes tuaj dhe miqve të ish presidentit Hashim Thaçi. U preftë në paqe!.

"Ngushëllime të sinqerta..."/ Ndarja nga jeta e Haxhi
Letra e Kurtit

hashim thaci haxhi thaci albin kurti

Sondazh

Poll