Politike

Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit/ Leskaj: Ka rrezik ekonomik që do i rëndojë buxhetit dhe shqiptarëve

Ai tha se ishte kundër mënyrës se si po ngrihej Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit, pasi sipas tij paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen

17 Mars 2025, 12:12 Nga M.B
Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit/ Leskaj: Ka
Bujar Leskaj

TIRANA- Deputeti Demokrat Bujar Leskaj u shpreh sot në Kuvend kundër projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Ai tha se ishte kundër mënyrës se si po ngrihej Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit, pasi sipas tij paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen, sikurse ka ndodhur me 3 eksperienca të mëparshme dhe, sipas tij, do i rëndojë buxhetit të shtetit apo taksapaguesve.

"Evidentohen një sërë problemesh për stabilitetin e tregut bankar. Mungesa e mekanizmit për kontrollin e këtij projekti. Projekte të paqëndrueshme ekonomikisht, që nuk sjellin rezultate në këto fusha. Mund të krijojë një borxh të akumuluar që mund të ishte një taksë te shqiptarët për ta paguar. Nga përvoja rezulton se janë oligarkët ata që përfitojnë me bizneset e tjera. Tjera është krijimi i një krize ekonomike si pasojë e kësaj.

Ka dhe rrezik të lartë ë klientelizmit. Kemi një praktikë dhe kujtim të keq në këtë sektor bankar, 3 banka të para shtetërore falimentuan apo u privatizuan. Të tre shembujt i kemi negativ në këtë drejtim. Kjo rrezikon edhe buxhetin e shtetit njëkohësisht dhe do rëndojë tek xhepat e shqiptarëve", tha Leskaj.

kuvendi

Sondazh

Poll