17 Mars 2025, 12:46
Nga I.A
Arben Pellumbi
TIRANË- Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore.
Sipas aplikimit bëhet fjalë për një kompleks turistik apart-hotel KSG me 1,2,3,4,5 dhe 6 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë.
Aplikimi është bërë nga kompania A.B.A., aksionet e së cilës zotërohen në masën 100 për qind nga deputeti socialist dhe që administrohet nga vëllai i tij Erlind Pëllumbi.

Klani Pëllumbi
Ky nuk është rasti i parë që një zyrtar i lartë i maxhorancës përfshihet me ndërtime në bregdet. Artan Gaçi, ish deputeti socialist dhe bashkëshort i ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka, tentoi ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Himarë.
Familja e ish ministres së Jashtme mori dhe statusin e Investitorit Strategjik për këtë investim si dhe iu dha e drejta e përdorimit të plazhit për 30 vjet me vendim të qeverisë ku zonja Xhaçka bënte pjesë. Por pasi çështja u bë publike, investimi u kallëzua në SPAK nga Fredi Beleri, kryetari që nuk bë kurrë i Bashkisë Himarë.
I zgjedhur si kandidat i opozitës në krye të Bashkisë Himarë, Beleri nuk e gëzoi asnjë ditë mandatin pasi u arrestua nga prokuroria për blerje votash. Por nga qelia ai përpiloi një kallëzim, që i hapi jo pak telashe ish ministres së Jashtme. Pas hetimeve për rastin, SPAK arrestoi ish kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për falsifikim të dokumentave të pronës.
Hetimet gjetën se prona ishte vjedhur duke ia dhënë fillimisht me dokumenta false dy banorëve të zonës. Këta të fundit ja shitën familjes së ish ministres së jashtme për një çmim dukshëm poshtë vlerës së tregut, rreth 20 euro për metër katrorë. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, toka u konfiskua përfundimisht nga shteti, ndërsa zoti Goro u dënua me 2 vite burg.
Por biznesi i resorteve në bregdet nuk janë lidhja e vetme mes ish ministres së Jashtme dhe zotit Pëllumbi. Ata janë dhe pjesë e një familje. Zonja Xhacka është mbesa e zotit Pëllumbi. Me pak fjalë, Klani Pëllumbi.
Indicie, indicie bëjnë një filozofi
Para disa vitesh, grantet e AZHBR-së në Shkodër, përfunduan thuajse të gjitha në rrethin e afërt të një deputeti socialist. Kur fjala shkoi në veshin e Ramës, ky i fundit e pyeti deputetin duke i kërkuar sqarime. Dhe përgjigja e deputetit ishte epike.
-O shef, sa t’i marrin fshatarët paratë dhe t’i shpërdorojnë duke blerë naftë për benzat e tyre, më mirë kështu se i kemi vet në kontroll dhe nuk lejojmë abuzime- tha ai. Dhe kryeministri qeshi.
Turizmi është shndërruar tashmë në motorin kryesor të ekonomisë shqiptare. Një pjesë e madhe e politikave shtetërore të zhvillimit janë fokusuar pikërisht në turizëm, që nga dhënia e statusit strategjik, falja e tokës shtetërorë e deri tek privilegjet fiskale, qeveria është investuar me favore të mëdha publike në turizëm.
Por ekziston gjithmonë rreziku që këto favore dhe privilegje të shpërdorohen. Ndaj me sa duket qeveria ka aplikuar strategjinë e Shkodrës. Mbajtja brenda rrethit është mekanizmi për t’a patur nën kontroll zhvillimin e turizmit sepse e ardhmja e ekonomisë nuk mund t’i lihet rastësisë dhe as papërgjegjshmërisë të investitorëve privat jashtë rrethit të Partisë./Kapitali.al
arben pellumbi
Politike
17 Mars 2025, 12:35
M.B
Bora Muzhaqi
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli sot në Kuvend për ndryshimet ligjor...
Politike
17 Mars 2025, 12:12
M.B
Bujar Leskaj
TIRANA- Deputeti Demokrat Bujar Leskaj u shpreh sot në Kuvend kundër projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvill...
Politike
17 Mars 2025, 12:04
M.B
Eduard Shalsi
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka replikuar sot në Kuvend me deputetin demokrat Flamur Hoxha. Shalsi krit...
Politike
17 Mars 2025, 11:47
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputetët në Kuvend kanë zgjedhur që të bojkotojnë punën në mbledhjen e sotme të Kuv...
Politike
17 Mars 2025, 12:00
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) të trajtojë Kosovën në m&e...
Politike
17 Mars 2025, 11:43
B.Z
Adriatik Lapaj
TIRANË - Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar pas deklaratave të deputetit demokra...
Politike
17 Mars 2025, 11:17
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me p&eum...
Politike
17 Mars 2025, 11:13
M.B
Delina Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend ...
Politike
17 Mars 2025, 11:09
I.A
Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami
TIRANË- Mes dhjetorit 2023 dhe janarit 2024, tre zonja me pushtet të rëndësishëm politik dhe n...
Politike
17 Mars 2025, 11:04
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me nota ironie një video të Lulzim Bashës të publik...