Politike

Deputetët bojkotojnë punën, mbledhja e Kuvendit nuk plotëson kuorumin minimal

Në një vëzhgim që Dosja.al, ka bërë shihet se mbledhja e sotme e Kuvendit është e pavlefshme për shkak se nuk plotëson kuorumin minimal të deputetëve në sallë. 

17 Mars 2025, 11:47 Nga I.A
Deputetët bojkotojnë punën, mbledhja e Kuvendit nuk plotëson
Kuvendi

TIRANË- Deputetët në Kuvend kanë zgjedhur që të bojkotojnë punën në mbledhjen e sotme të Kuvendit. Në një vëzhgim që Dosja.al, ka bërë shihet se mbledhja e sotme e Kuvendit është e pavlefshme për shkak se nuk plotëson kuorumin minimal të deputetëve në sallë. 

Deputetët bojkotojnë punën, mbledhja e Kuvendit nuk plotëson
Deputetet ne salle

Minimalisht në nisje të seancës duhet të jenë 71 deputetë në Kuvendit, në mënyrë që të hapet puna e Kuvendit. Por në seancën e sotme plenare, jo vetëm që 71 deputetë nuk ishin në sallë, por as kuorumi i sallës nuk është mbajtur nga ana e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Sipas Nenit 55 në rregulloren e Kuvendit, thuhet se kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë. 

Rregullorja e Kuvendit:

Kuorumi dhe vendimmarrja në seancë plenare

1. Kuvendi miraton ligje, vendime, rezoluta dhe deklarata.

2. Kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë.

3. Aktet e Kuvendit konsiderohen të miratuara kur për to kanë votuar "pro" shumica e deputetëve të pranishëm, me përjashtim të rastit kur kërkohet shumicë e cilësuar, sipas parashikimit në Kushtetutë ose në ligj.

4. Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar.

5. Drejtuesi i seancës plenare, në leximin e rendit të ditës, i njofton Kuvendit edhe shumicën që kërkon votimi i çdo çështjeje të saj.

Deputetët bojkotojnë punën, mbledhja e Kuvendit nuk plotëson

Ndërkohë që as para dhe as pas leximit të rendit të ditës, Spiropali nuk kërkoi votimin për të parë numrin e të panishmëve në sallë. Ky veprim kërkohet dhe nga rregullorja e Kuvendit në nenin 56 ku shkruhet se drejtuesi i seancës duhet që të kërkojë verifikimin nëse kuorumi plotësohet në sallë. 

Rregullorja e Kuvendit:

Verifikimi i kuorumit

1. Përpara çdo votimi, drejtuesi i seancës plenare verifikon numrin e deputetëve të pranishëm në sallë.

2. Drejtuesi i seancës, në çdo kohë, si dhe kur kjo kërkohet nga të paktën 7 deputetë, verifikon nëse në sallë është i pranishëm numri i kërkuar i deputetëve. Kërkesa për verifikimin e numrit të deputetëve të pranishëm shprehet me ngritjen në këmbë të kërkuesve. Për verifikimin e numrit të deputetëve, drejtuesi i seancës bën thirrjen në mënyrë elektronike ose nominale.

3. Kur mungon numri i kërkuar i deputetëve për marrjen e vendimit, drejtuesi i seancës shtyn seancën për 60 minuta dhe në rast se edhe pas kësaj kohe nuk arrihet numri i kërkuar, e anulon atë. Në rast anulimi, drejtuesi i seancës plenare përcakton ditën e nesërme, me kusht që ajo të mos jetë ditë pushimi, si ditë në të cilën Kuvendi do të mblidhet me të njëjtin rend dite, duke deklaruar njëkohësisht edhe orën e votimit për atë rend dite.

Deputetët bojkotojnë punën, mbledhja e Kuvendit nuk plotëson

Mungesa e deputetëve në sallën e Kuvendit ka ardhur një ditë pas shpalljes së listave me kandidatët për deputetë në Kuvend. Në seancën e të enjtes së kaluar u pa një mungesë e madhe e deputetëve që nuk ishin të pranishëm, të cilët kanë zgjedhur që të mos vijnë në seancë plenare as diten e sotme./Dosja.al

seance plenare 17 mars 2025

Sondazh

Poll