Politike

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut anulon seancën përgatitore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, shkak tragjedia në Koçan

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese ka marrë parasysh shpalljen e 7 ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçanë dhe traumave nëpër të cilën kalojnë shoqëria, qytetaret dhe shteti.

17 Mars 2025, 13:00 Nga M.B
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut anulon seancën
Foto ilustruese

SHKUP- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të sotëm të punës vendosi që ta anulojë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ishte caktuar për më 20 mars.

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese ka marrë parasysh shpalljen e 7 ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçanë dhe traumave nëpër të cilën kalojnë shoqëria, qytetaret dhe shteti. Data e mbajtjes së seancës përgatitore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të konstatohet në mënyrë plotësuese.

Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona dhe raportohet se janë lënduar të paktën 159 persona.

 

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll