17 Mars 2025, 11:17
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani, janë zbuluar mes mesazheve në rrjetin 'Signal'. Bushka është thirrur nga SPAK-u për të dëshmuar mbi hetimet e çiftit Veliaj-Xoxa dhe rolin e saj, ku prokurorët e posaçëm kanë dyshime të forta se ajo ka ndikuar në këto hetime përmes intimidimit të dëshmitarëve dhe prishjes së provave.
Në mesazhet e publikuara nga 'OraNews', duket se marrëdhënia mes Bushkës dhe Llagamit ka qenë interes dhe për favore personale. Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.
Në këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.
Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.
Një tjetër fakt, se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Bisedat i përkasin muajve nëntor e dhjetor 2023, si dhe janar të vitit 2024:
Nereida Llagami: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund.
Klotilda Bushka: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.

Nereida Llagami: Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka).
- Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.

Nereida Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)...
- Filloi prapë...
Nereida Llagami: Nuk e ngrys këtë vit...
- T’i bojmë gati qelinë.
Nereida Llagami: I ka thënë...

naureda llagami artur metani klotilda bushka
640 0 whatsapp image 2025 03 16 at 070039 1742115008
640 0 whatsapp image 2025 03 16 at 070039 2 1742115138
Politike
17 Mars 2025, 11:13
M.B
Delina Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend ...
Politike
17 Mars 2025, 11:09
I.A
Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami
TIRANË- Mes dhjetorit 2023 dhe janarit 2024, tre zonja me pushtet të rëndësishëm politik dhe n...
Politike
17 Mars 2025, 11:04
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me nota ironie një video të Lulzim Bashës të publik...
Politike
17 Mars 2025, 11:04
M.B
Petrit Vasili
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, tha sot në Kuvend se procesi i zgjedhjes së Avokatit të...
Politike
17 Mars 2025, 10:59
M.B
Niko Peleshi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kuvend shpjegoi se përse Parti...
Politike
17 Mars 2025, 10:58
I.A
Patriarku i Moskës
TIRANË- Patriarku i Moskës Kirili i ka dërguar një letër urimi Kryepeshkopit të Kish&e...
Politike
17 Mars 2025, 10:54
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të hënë se kryeministri Rama i ...
Politike
17 Mars 2025, 10:42
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli këtë të hënë mbi përgjimet që i jan&eu...
Politike
17 Mars 2025, 10:31
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza se ministri Balla është sipas tij njeriu më i ...
Politike
17 Mars 2025, 10:29
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Në rend dite janë parashikuar 25 pika për diskutim. Nj&e...