Politike

Patriarku i Moskës, Kirili letër urimi Kryepeshkopit Joan: Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj

Në letrën e tij të urimit, Krilli uron që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin e tij të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. 

17 Mars 2025, 10:58 Nga I.A
Patriarku i Moskës, Kirili letër urimi Kryepeshkopit Joan: Ju
Patriarku i Moskës

TIRANË- Patriarku i Moskës Kirili i ka dërguar një letër urimi Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Joan. Në letrën e tij të urimit, Krilli uron që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin e tij të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. 

"Ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si Primat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë! Providenca e Zotit, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë (të Kishës së Shqipërisë), ju vendosi në krye të kishës martire, duke ju bërë pasardhës të të ndjerit të bekuar Kryepeshkopit Anastas.

Nga ky pozicion ju jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e kishës, duke mbrojtur me zell pastërtinë e besimit dhe themelet e Kishës, gjë që në kohët e sotme të vështira kërkon mençuri të veçantë dhe guxim të madh. Unë lutem me zjarr për ju dhe me gjithë zemër uroj që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën tuaj shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin tuaj të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. Zoti ynë Jisu Krisht e shtoftë grigjën e devotshme që ju është besuar, duke i dhuruar shpëtim të përjetshëm bijve besnikë të Zotit," shkruhet në letër.

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e djeshme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

patriarku i moskës joan pelushi

Sondazh

Poll