Politike

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Berisha paralajmëron më tej se sipas tij kamerat të cilat survejojnë ambjentet e burgut do të zbulojnë shumë gjëra në ditët në vijim. 

17 Mars 2025, 10:54 Nga B.Z
"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të hënë se kryeministri Rama i dërgon njerëz në burg kryebashkiakut Veliaj për ti dhënë porosi. 

Berisha thotë se Rama i ka çuar në burg Veliajt Xhevdet Troplinin i njohur si Poja dhe se ky i fundit i ka përcaktuar disa kushte kreut të Bashkisë. 

Berisha paralajmëron më tej se sipas tij kamerat të cilat survejojnë ambjentet e burgut do të zbulojnë shumë gjëra në ditët në vijim. 

Pjesë nga fjala e Berishës

Redaktori mundet ose jo të jetë takuar me Erion Veliajn.
Fjalët janë fjalë dhe faktet janë fakte.
Ata që më kanë informuar, ka qenë Uluziu.
Tani kamerat do tregojnë shumë gjëra.
Kamerat do tregojnë edhe ato që kam njoftuar unë para jush.
Thuhet se një natë i shkoi edhe Poja atij dhe ia vuri ca kushte.
Xhevdet Troplini është Poja, është zotëruesi absolut i Portit të Durrësit, i cili bën ligjin dhe i ka dhënë njëlloj siç i pati bërë Lefterit para dy vjetësh, tani Rama thuhet se ia çoi në qeli atij dhe ai ka përcaktuar kushtet.
Ky është Poja, Poja është i njohur...
Betejën në Durrës e kemi më të fituar se kurrë.
Populli i Durrësit është i vendosur të mos ketë më asnjë ndikim nga banditët, nga trafikantët dhe nga qeveritarët, të cilët të turpëruar nga të gjitha anët, kanë zhdukur deputetët e mëparshëm...
Ku e kanë Çyrben? Të gjithë u zhdukën. Edi Rama erdhi në Tiranë në listë të mbyllur.
Durrësi është i mbyllur.
Në Durrës opozita do ketë fitoren më të thellë në historinë e saj.

sali berisha-erion veliaj

Sondazh

Poll