Politike

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Vasili: T'i jepet fund këtij turpi 3-vjeçar

Vasili tha se në këtë mes nuk ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar sepse opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme.

17 Mars 2025, 11:04 Nga M.B
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Vasili: T'i jepet fund këtij
Petrit Vasili

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, tha sot në Kuvend se procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus. Ai tha se mazharanca do të duhej të votonte zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe t'i jepte fund këtij "turpi". Vasili tha se në këtë mes nuk ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar sepse opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme.

"Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap. Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe t'i jepte fund këtij turpi 3 vjeçar", tha Vasili. 

kuvendi

Sondazh

Poll