Politike

"Kishe pyt ku është Luli"/ Rama ironizon Bashën: Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap ...

Rama ka vijuar me ironitë duke i kujtuar Bashës edhe fjalimin nga foltorja e Kuvendit (7x7 bëjnë 42), ndërsa ka shtuar se për ta rrëzuar nga qeveria Bashës i duhet akoma më shumë punë se kaq. 

17 Mars 2025, 11:04 Nga B.Z
"Kishe pyt ku është Luli"/ Rama ironizon Bashën: Na
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me nota ironie një video të Lulzim Bashës të publikuar një ditë më parë në rrjete sociale.

Basha në videon drejtuar Ramës, thoshte se këtë herë do fitonte, deklaratë të cilës kreu i qeverisë i është përgjigjur me nota humori duke thënë se tashmë ndjehet i trembur. 

Rama ka vijuar me ironitë duke i kujtuar Bashës edhe fjalimin nga foltorja e Kuvendit (7x7 bëjnë 42), ndërsa ka shtuar se për ta rrëzuar nga qeveria Bashës i duhet akoma më shumë punë se kaq. 

Rama: Duke shkuar rrugës për Fier më vjen kjo video nga Luli. Po mor Lul si mos pyes për ty. Na thave sytë more zotëri. Si thanë vdiq Luli, nuk e besova se e di që ti je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7x7 bëjnë 42 dhe se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty mer Lul, Vetëm kur dole aty dhe the jam gjallë, thash mos po rren tashi. I ndeze motorrët eee, i madh je. Shyqyr mor Lul shyqyr, bravo euroatlantikëve që stë kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Plus kush vjen me ty fiton edhe kur humb fiton, prandaj forca. Jam aty ku m'ke lënë Lul, sipër çadrës tënde. Eh ça kohe ishte ee, ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pik dhe me atë xhepin tat plot me mesazhet e dokut tënd që të çonte zemra në iphone. Jam tremb se ti do fitosh prap or Lul po hallall, hallall se e meriton vetëm bëhu i gjallë, mos mu nda tashti. 

 

edi rama-lulzim

Sondazh

Poll