Politike

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha ngriti akuza se ministri Ulsi Manja e ka futur në kurth Veliajn. Sipas Berishës Manja i ka futur kamera për përgjime kudo në ambjentet e burgut si në tragjeditë e vjetra.

17 Mars 2025, 10:42 Nga B.Z
Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli këtë të hënë mbi përgjimet që i janë bërë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në qelinë e burgut të Durrësit. 

Gjatë fjalës së tij pas daljes nga SPAK, Berisha ngriti akuza se ministri Ulsi Manja e ka futur në kurth Veliajn. Sipas Berishës Manja i ka futur kamera për përgjime kudo në ambjentet e burgut si në tragjeditë e vjetra.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.
Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.
Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.
Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.

sali berisha ulsi manja-erion veliaj

Sondazh

Poll