Politike

Berisha para SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistimi i krimit elektoral, atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira

Berisha ka lexuar para mediave dhe mbështetësve mesazhin që i la kreut të SPAK Altin Dumanit. Në mesazhin e Berishës thuhet se krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik është amnistimi i krimit elektoral.

17 Mars 2025, 10:21 Nga M.B
Berisha para SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistimi i krimit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK ku mbërriti në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje". Berisha ka lexuar para mediave dhe mbështetësve mesazhin që i la kreut të SPAK Altin Dumanit. Në mesazhin e Berishës thuhet se krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik është amnistimi i krimit elektoral.

"Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira.
Sali Berisha.

Ua lashë aty", tha Berisha para mediave në ambientet e SPAK.

sali berisha

Sondazh

Poll