Sport

VIDEO/ As Marseja e De Zerbit nuk e ndal “makinën” e PSG-së: 3-1 dhe +19 në krye!

Epërsia në krye të renditjes nuk lë dyshime për fitimin titullit kampion nga PSG-ja në Francë

17 Mars 2025, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ As Marseja e De Zerbit nuk e ndal “makinën” e

FRANCE - Mund të fillojë numërimi mbrapsht për të zbuluar se kur Paris Saint-Germain do të kurorëzohet sërish kampion i Francës.

Skuadra e Luis Enrique kapërceu edhe pengesën e Marsejës, duke fituar 3-1 dhe duke kaluar kështu në +19 nga vendi i dytë në krye të Ligue 1.

Dembelé si përherë hapi rezultatin për PSG-në në minutën e 17-të, Nuno Mendes dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të, Gouiri shkurtoi diferencën në fillim të pjesës së dytë në minutën e 51-të dhe ndeshja u mbyll me autogolin e ish-lojtarit të Sassuolo, Pol Lirola në minutën e 76-të. Kaq mjaftoi.

Pas kësaj ndeshjeje të javës së 26-të, PSG-ja ngjitet në kuotën 68 pikëve, duke thelluar epërsinë ndaj Marsejës që e ndjek me +19 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll