Sport

Në Ballsh frikë për të mos humbur, në fund Bylis - Laçi ndajnë nga një pikë…

Të dyja skuadrat ndiejnë presionin e renditjes dhe e kuptojnë se gabimet kushtojnë shumë në këtë pikë të sezonit.

16 Mars 2025, 21:01 Nga DOSJA
Në Ballsh frikë për të mos humbur, në fund Bylis -

BALLSH - Nuk ka gola dhe fitues sfida e luajtur në “Adush Muça”. Përfundon në në barazim të bardhë 0-0 ndeshja Bylis-Laçi, ku skuadrat ndajnë nga një pike si ngushëllim.

Të dyja skuadrat ndiejnë presionin e renditjes dhe ndonëse mundohen që të gjejnë rrugën e rrjetës, nuk kalojnë në aventurë, pasi e kuptojnë se gabimet kushtojnë shumë në këtë pikë të sezonit.

Rastet për shënim janë të pakta, me dy skuadrat që luftojnë, duke mos lënë shumë hapësira në fushë. Mbyllet në barazim 0-0 kjo sfidë dhe dy skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë.

Laçi ngjitet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Bylisi 32 pikë. Por me fitoren e Skënderbeut në Shkodër ditën e djeshme gara për mbijetesë në Abissnet Superiore është më e hapur se kurrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll