Sport

Musta i përgjigjet Karambas, barazimi i 16-të i Elbasanit ndaj Dinamos...

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” nuk kishte fitues, është mbyllur në barazim 1-1

16 Mars 2025, 21:25 Nga DOSJA
Musta i përgjigjet Karambas, barazimi i 16-të i Elbasanit ndaj

ELBASAN - Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Elbasani ka barazuar 1-1 me Dinamon, në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”, ku rezultati ishte pasqyrë e ndeshjes së zhvilluar.

Në pjesën e parë Dinamo u shfaq më kërkuese, arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 38-të me anë të Karamba, ndërsa në fundin e pjesës së parë Zabërgja humbi mundësinë për të dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë Elbasani mer kontrollin e topit dhe arrin të gjejë golin e barazimit me anë të Mustës me kokë në minutën e 71-të. Në fund, Kasa humbet një mundësi të artë për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase.

Mbyllet gjithçka në barazim 1-1, me Dinamon në vend të dytë me 51 pikë, ndërsa Elbasani në vend të 5-të me 37 pikë.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll