Sport

Premtimi i Lamine Yamal për nënën e tij, përmbushet 141 ditë më vonë...

Ylli i Barçës i jep fund serisë së golave të munguar në kompeticionet vendase, me një gol në kohën shtesë që kulmon rikthimin e Barçës në Metropolitano.

17 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

Premtimi i Lamine Yamal për nënën e tij, përmbushet 141

SPANJE - Lamine Yamal nuk kishte shënuar në La Liga që nga 26 tetori i vitit të kaluar. 141 ditë më vonë, ai shënoi përsëri, duke plotësuar një premtim të bërë nënës së tij.

Yamal nga e djathta kalon, përgatit gjuajtjen dhe pas një prekjeje fatsjellëse të Reinildo, topi përfundon në rrjetën e Oblakut dhe kulmon rikthimin e Barçës .

Lamine e festoi golin me shumë entuziazëm, duke hequr fanelën dhe duke shkuar në kënd për të festuar me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve. Ishte një gol i rëndësishëm për të, por nuk ishte befasi: lojtari i ri i Barçës e kishte shumë të qartë se do të shënonte në një ndeshje të rëndësishme, çka ia kishte thënë nënës së tij.

Barça bën diferencën në La Ligë pas kësaj fitoreje dhe mbetet lider, pavarësisht se ka një ndeshje më pak. Atlético Madrid e mbyll me këtë humbje, një javë për t’u harruar me  eliminimin mizor në Champions League ndaj Real Madridit.

Lamine Yamal ka qenë edhe një herë një lojtar kyç për Barçën e Flick. Lojtari i ri, i euforizuar, pasi shënoi një gol jetik për skuadrën e tij, nuk ka nguruar të  flasë për tripletën në mikrofonat e TV3:

"Jam shumë i lumtur për fitoren. Tre pikët ishin shumë të rëndësishme. Ne ishim të gjithë në dhomën e zhveshjes duke festuar, po argëtoheshim së bashku dhe tani jemi shumë të lumtur”.

Një rikthim i bujshëm: "Ndjenjat e zemërimit dhe pafuqisë sollën anën tonë më të mirën. Goli i Robert Lewandowski ishte shumë i rëndësishëm, ashtu si ai i Ferranit për 2-2.  Pastaj të tjerët dolën pothuajse vetë."

Më pas, një shaka për performancën e tij, e cila duket se rritet në mënyrë dramatike në ndeshjet e mëdha: "E dija që nëse shënoja, do të ishte në ndeshje të rëndësishme. Nuk më intereson nëse nuk shënoj në ndeshjet që skuadra po fiton. Të mundësh Atléticon është një goditje e rëndë. Kjo do të thotë të rikthehet epërsia në renditje, me një ndeshje më pak."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll