Sport

Partizani, por edhe Teuta, bënë shumë pak për të fituar…

Në “Arena e Demave” gjithçka është mbyllur në një barazim të varfër 0-0

16 Mars 2025, 21:16 Nga DOSJA
Partizani, por edhe Teuta, bënë shumë pak për të

TIRANE - Partizani dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.

Ishte një 90-minutësh jo në nivelin e kërkuar, ku triumfoi mërzia dhe sinjalizimet e shpeshta të gjyqtarit Ferataj. Shumë pak raste në portat respektive dhe shumë ndalesa loje. Në fund të pjesës së parë, Partizani kaloi në epërsi me anë të Kekos, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Një ndeshje për t’u harruar sidomos për të kuqtë, që nuk e shfrytëzuan faktorin fushë, ndërkohë që ky rezultat nuk ndryshon asgjë përsa i përket pozicionit në klasifikim. Partizani në vendin e katërt me 44 pikë dhe Teuta në vendin e fundit me 30 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll