16 Mars 2025, 22:47
Nga r.ll
foto nga ndezja e qirinjve dhe vënia e luleve
MAQEDONI E VERIUT- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan. Qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në kujtim të këtyre viktimave, dhe po ashtu janë vendosur edhe disa fotografi të tyre.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i parë Izet Mxhiti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për vendosjen e luleve në Sheshin Skënderbeu në Shkup, në nder të viktimave.
“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njëjtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, shkruan Mexhiti.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.
Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.
tragjedia ne kocan
pamje 2 780x470
lule kocan 780x470
Bota
16 Mars 2025, 22:36
r.ll
bartolomeu
STAMBOLL- Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka dërguar ngushëllimet presidentit të Maqedonisë së Veriut&nb...
Bota
16 Mars 2025, 22:06
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Në klinikën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin “Nënë Tereza” gjatë ditës ...
Bota
16 Mars 2025, 21:52
r.ll
raketa
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar raketën e re të ushtrisë ukrainas që quhet "Long Neptun...
Bota
16 Mars 2025, 21:21
r.ll
hristijan mickoski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka dyshime se ...
Bota
16 Mars 2025, 20:09
r.ll
diskoteka e djegur
SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në ...
Bota
16 Mars 2025, 20:01
r.ll
papa francesku
VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka publikuar sot në media një foto të Papa Françeskut, në prof...
Bota
16 Mars 2025, 18:34
E. D
fotot ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë marrë në...
Bota
16 Mars 2025, 18:23
E. D
Gordana Siljanovska Davkova
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë ...
Bota
16 Mars 2025, 18:14
r.ll
nje nga te mbijetuarit e tragjiedise
KOÇAN- Në oborrin e spitalit të Koçanit situata është e tensionuar, ku familjarë...
Bota
16 Mars 2025, 18:16
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka pësuar djegie të rënda pasi u sulmua më herët gjatë ditës s...