Bota

Tragjedia me 59 viktima dhe 155 plagosur/ Presidentja e RMV: Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë

Davkova tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, ku theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.

16 Mars 2025, 18:23 Nga E. D
Tragjedia me 59 viktima dhe 155 plagosur/ Presidentja e RMV: Askush nuk duhet
Gordana Siljanovska Davkova

MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë të jashtëzakonshme foli për tragjedinë që ndodhi në një diskotekë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Davkova tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, ku theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.

“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës. Të bashkojmë forcat, të mos sakrifikojmë më kurrë për përfitimin e individëve, asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e një të riu," tha Siljanovska-Davkova, teksa theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë

 

gordana siljanovska davkova

Sondazh

Poll