Bota

Klubi i natës në Koçan kishte liçencë të falsifikuar, merret në pyetje ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike deri më tani për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor. 

16 Mars 2025, 20:09 Nga r.ll
Klubi i natës në Koçan kishte liçencë të
diskoteka e djegur

SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup, lidhur me tragjedinë e Koçanit, ku të paktën 59 persona gjetë vdekjen nga zjarri i rënë klubin e natës. Ky subjekt e kishte përfituar licencën për punë përmes korrupsionit, ndërsa sipas mediave maqedonase, ish-ministri po pyetet për këtë çështje

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike deri më tani për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor. 

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.

Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll