Bota

FOTOLAJM/ Vatikani publikon për herë të parë pamje të Papa Françeskut që nga shtrimi në spital

Papa është në një karrocë me rrota përballë shenjtërores së kishës së spitalit.

16 Mars 2025, 20:01 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Vatikani publikon për herë të parë pamje të
papa francesku

VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka publikuar sot në media një foto të Papa Françeskut, në profil, teksa po kremtonte meshën në kapelën e spitalit Agostino Gemelli në Romë, ku u shtrua më 14 shkurt.

Siç shihet më poshtë, Papa është në një karrocë me rrota përballë shenjtërores së kishës së spitalit. Kjo është fotoja e parë e Papës që jepet për mediat, pasi ai ndodhet në spital për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

“Po përjetoj një periudhë sprove, jam në krah të shumë vëllezërve dhe motrave të sëmurë që aktualisht ndihen të pambrojtur”, theksoi Papa Françesku në mesazhin e tij me shkrim të së dielës drejtuar besimtarëve nga spitali Gemelli në Romë, ku ndodhet i shtruar.

Françesku falënderoi të gjithë besimtarët për lutjet e tyre, si dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që po i ofrojnë kujdes në spitalin Agostino Gemelli në Romë. Papa shprehu mirënjohjen e tij për 300 fëmijët që u mblodhën në sheshin e klinikës në mëngjes për t'i ofruar një "përqafim simbolik".

papa francesku vatikani

Sondazh

Poll