Bota

Burri i vë zjarrin gruas në tramvaj në Gjermani/ Shpallet në kërkim autori, 46-vjeçarja në spital me djegie të rënda

Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, i cili është Tengizi Kakiashvili me origjinë nga Gjeorgjia i cili u shpall në kërkim.

16 Mars 2025, 18:16 Nga E. D
Burri i vë zjarrin gruas në tramvaj në Gjermani/ Shpallet në
foto ilustruese

GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka pësuar djegie të rënda pasi u sulmua më herët gjatë ditës së sotme nga bashkëshorti i saj, i cili  i vuri flakën teksa po udhëtonte me një tramvaj në qytetin Gera të Turingut. Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, i cili është Tengizi Kakiashvili me origjinë nga Gjeorgjia i cili u shpall në kërkim.

 “Për momentin nuk mund të përjashtojmë mundësinë që personi që kërkojmë është i rrezikshëm”. “Ju lutemi mos e vendosni veten në rrezik”, tha zëdhënësja e policisë Katja Rieder.

Shoferi i tramvajit ka përdorur një zjarrfikës për të shuar flakët, por gruaja tashmë ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me helikopter në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu policia po heton për të përcaktuar nëse burri dhe gruaja njiheshin me njëri-tjetrin apo nëse krimi ishte i rastësishëm apo për arsye të tjera.

 

gjermani

Sondazh

Poll