Klubi i natës në Koçan kishte liçencë të falsifikuar, merret në pyetje ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut
diskoteka e djegur SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në ...
Ai tha se licenca e diskotekës ishte dhënë nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka dyshime se licenca e diskotekës "Puls" në Koç, ku humbën jetën të paktën 59 persona, ishte përfituar përmes korrupsionit. Ai tha gjithashtu se licenca ishte dhënë nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë
“Jam thyer dhe më është thyer shpirti! Ka dyshime se licenca është falsifikuar përmes ryshfetit, nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë”, u shpreh ai. Kreu i qeverisë paralajmëroi se "do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar”.
Më tej, Mickoski është i vendosur për të zbardhur deri në fund ngjarjen tragjike dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë. Ai thotë se nuk dëshiron që ngjarja të politizohet, ndërsa shton se kjo nuk është një betejë partiake.
“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, shtoi ai, duke paralajmëruar masa në vijim, në emër të viktimave dhe familjarëve të tyre.
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.
Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.
diskoteka e djegur SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në ...
papa francesku VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka publikuar sot në media një foto të Papa Françeskut, në prof...
fotot ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë marrë në...
Gordana Siljanovska Davkova MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë ...
nje nga te mbijetuarit e tragjiedise KOÇAN- Në oborrin e spitalit të Koçanit situata është e tensionuar, ku familjarë...
foto ilustruese GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka pësuar djegie të rënda pasi u sulmua më herët gjatë ditës s...
komisonerja hadja labib BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në përballj...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zëvendësuar kreun e ushtrisë ukrainase, sipas ministrit të...
donald trump SHBA- Një aeroplan që transportonte më shumë se 200 venezuelas të deportuar nga SHBA-ja është ulur në...
fotot ilustruese RUSI- Një video e filmuar me dron, shfaq momentin kur ukrainasit hedhin në erë urën që përdoret nga trupat r...