Sport

Metropolitano do të vejë në provë statistikat më të mira të Szczesny…

Pasi mposhti Rayo, Flick kujtoi se Barça nuk kishte humbur nën drejtimin e portierit polak, në një ecuri që ai e zgjati më pas në 15 ndeshje.

16 Mars 2025, 14:00 Nga DOSJA
Metropolitano do të vejë në provë statistikat më

SPANJE - Ndeshja e kësaj të diele Atlético Madrid-Barça (21:00) është plot me duele dhe sfida kolektive dhe individuale. 

Që në stol, nga Diego Pablo Simeone dhe Hansi Flick, i cili deri më tani ka qenë në favor të bardhekuqve (1 fitore dhe 1 barazim). Ai i shënuesve mes Robert Lewandowski dhe Julián Álvarez (34 gola në 39 ndeshje, lojtari i Barças, dhe 22 gola në 43 gola ai i Atleticos).

Wojciech Szczesny, i cili që kur u bë titullar te Barcelona, ka si statistikë, që sot do të testohet: Ish-ndërkombëtari polak 34-vjeçar bëri debutimin e tij për Barcelonën më 4 janar në Kupën e Mbretit kundër Barbastro (0-4) dhe që atëherë ka kaluar 15 ndeshje pa humbje, me 8 prej tyre edhe pa pësuar gol.

Deri më tani, paraqitjet më të mira dhe më të këqija të Szczesny si "numri 1", siç pëlqen të thotë trajneri i tij Flick, ishin kundër të njëjtit kundërshtar, Benficas dhe në të njëjtën skenë, Da Luz-in.

Në fazën e Champions League, Szczesny pësoi katër gola, megjithëse Barça shënoi pesë, dhe në ndeshjen e parë të raundit të 16-të, ai ishte i rëndësishëm për të ndihmuar Barçën të siguronte një fitore 1-0.

Nga ato 15 ndeshje me Szczesny, Barça ka mbajtur portën e pastër në 8 ndeshje. Në 1.316 minutat e tij si lojtar i Barçës, Szczesny ka pësuar vetëm 14 gola. 

Pa dyshim, ajo statistikë që lidh vendin e fillimit të Sczesny me rekordin e pamposhtur të Barçës do të vihet sërish në provë këtë të dielë kundër një Atlético Madridit, të etur për hakmarrje pas eliminimit të tyre traumatik në Champions League kundër Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll