Deklarata e re e fortë e Van Dijk, për të ardhmen e tij...
ANGLI - “E vetmja gjë që mund të them - dhe këtë e kam thënë shumë herë më parë - është s...
“Futbolli shqiptar në rrugën e duhur”, u shpreh miku polak pas vizitës së tij, pa e fshehur befasinë e tij...

TIRANE - Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe drejtori administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu.
Gjatë kësaj vizite, presidenti Kulesza inspektoi nga afër ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, përfshirë qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, terrenet stërvitore, ambientet e brendshme të administratës dhe muzeun, duke u njohur me historinë e futbollit shqiptar.
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për të ardhmen.
Në një prononcim për fshf.org, presidenti Kulesza vlerësoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe e cilësoi “Shtëpinë e Futbollit” si një qendër të bukur dhe të mirë organizuar, duke theksuar se futbolli shqiptar po ecën në drejtimin e duhur.
“Përshëndetje të gjithëve. Jam në Federatën Shqiptare të Futbollit për herë të parë. Shikoj që futbolli shqiptar po zhvillohet, keni një qendër sportive të bukur, një fushë futbolli, një tjetër që do të ndërtohet në të ardhmen, një seli të bukur, gjithçka e organizuar mirë.
Shikojmë dhoma zhveshjeje të mëdha, gjithçka që nevojitet për të luajtur futboll. Pashë gjithashtu edhe fushën, e cila është e dedikuar për ekipet e para të djemve dhe vajzave të Shqipërisë. Është shumë e mirëmbajtur, mund të jemi vetëm “xhelozë” në kuptimin pozitiv, sepse është diçka për të cilën mund të krenoheni. Është një qendër e bukur.
Nuk dua të kthehem pas te ndeshjet historike mes Polonisë dhe Shqipërisë, e dimë që ekipi Kombëtar shqiptar është i fortë. U kualifikuat në Kampionatin Europian për herë të parë në vitin 2016-të, pritët 5 ditë për të mësuar nëse do të avanconit në fazën me eliminimit direkt, por për shkak të kundërshtarëve dhe ekipeve që kishin shënuar më shumë gola, u eliminuat, nga renditja e vendeve të treta. Kështu që shohim që futbolli shqiptar po ecën në drejtimin e duhur dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”, - theksoi Cezary Kulesza.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - “E vetmja gjë që mund të them - dhe këtë e kam thënë shumë herë më parë - është s...
FRANCE - Një ndeshje me një shije të veçantë për Adrien Rabiot. Duke u kthyer në Parc des Princes për herë t...
SPANJE - I lirë që nga fundi i aventurës së tij me FC Barcelonën verën e kaluar, Xavi ende nuk i ka gjetur kë...
GJERMANI - Kim Min-jae, i cili është penguar nga një dëmtim i tendinit të Akilit që nga tetori, do të jetë jashtë p...
ANGLI - Pak ditë para ndeshjes së tij të parë si trajner i Anglisë kundër Shqipërisë, Thomas Tuchel zbuloi skuadr&...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut. Kuqezi...
ANGLI - Por trajneri i Reds, Arne Slot, këmbëngul në rëndësinë e këtyre ndeshjeve për të vazhduar ecjen përpar...
ITALI - Ishte një lëvizje e ngathët, por që mund të kishte pasoja të rënda: ndërsa ndeshja mes AC Milan dhe Como po i ...
ANGLI - Trajneri i Southampton dhe ish-trajneri i Romës, Ivan Juric, foli për BBC pasi ekipi i tij humbi një ndeshje tjetër, ...
ITALI - Cesc Fabregas është polemizues pas humbjes në San Siro kundër Milanit, trajneri i Como është ve&cced...