16 Mars 2025, 11:41
Nga N.F
Hirësia e tij, Joan Pelushi
TIRANË- Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur sot pasardhësin e kryepeshkopit Anastas. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.
Pas zgjedhjes së re në të gjithë vendin kanë rënë kambanat për të njoftuar lajmin. Pas shpalljes së emrit të tij, Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të shkurtër, që u prit nga dhjetëra besimtarë të pranishëm me duartrokitje dhe thirrjet "i denjë".
“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e Kishës. I vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Krishtit të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim,” u shpreh Imzot Joani.
Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit.
hirësia e tij joan pelushi
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:24
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin e arrestuar në lidhje me të sht&eum...
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:31
E. D
fotot ilustruese
RINAS- Policia Kufitare në Rinas kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë...
Aktualitet
16 Mars 2025, 09:11
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrë...
Aktualitet
16 Mars 2025, 08:09
N.F
Kisha Ortodokse
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme p...
Aktualitet
16 Mars 2025, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në supermarkete, ndikimi i inflacionit te fuqia blerëse po orienton konsumatorin familjar për shpenzime drejt m...
Aktualitet
16 Mars 2025, 07:10
N.F
Foto
TIRANË- Ditën e sotme do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shq...
Aktualitet
15 Mars 2025, 22:27
B.Z
Pamje nga zjarri
TIRANË - Një biznes “Fast-Foodi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj...
Aktualitet
15 Mars 2025, 21:40
B.Z
Zjarri
Vlorë - Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në pyllin e fshatit Tragjas të Vl...
Aktualitet
15 Mars 2025, 20:11
I.A
TIRANË- Protesta e Opozitës për mbylljen e TikTokut ka përfunduar pas rreth një ore nga nisja e tij. Mijëra të rinj u ...
Aktualitet
15 Mars 2025, 19:50
M.L
Elez Biberaj
SHBA- Elez Biberaj, ish-gazetar i Zërit të Amerikës, ka reaguar me anë të një postimi në facebook, pas n&eu...