16 Mars 2025, 11:24
Nga N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin e arrestuar në lidhje me të shtënat me armë ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të Policisë së Lezhës në qytetin e Laçit. Në seancë gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit Klaudio Buraku, duke caktuar masën e sigurisë "Arrest në Burg". Xhaxhai i 28-vjeçarit, Gjin Buraku u la i lirë kundrejt garancisë pasurore si dhe u vendos ndalimi i daljes së tij jashtë territorit shqiptar.
Xhaxha e nip u arrestuan nga policia të mërkurën e 13 marsit, teksa blutë kishin marrë informacion se një person i shpallur në kërkim po lëvizte me automjet në lagjen nr. 4 në Laç. Në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e tij, policia ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe menjëherë kanë ndërhyrë ku u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi me shpejtësi.
Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga Klaudio Buraku, në tentativë për t'iu shmangur shërbimeve, është përplasur me automjetin e shërbimeve operacionale të policisë. Pas përplasjes ai u vendos në pranga. Nga kontrollet e kryera makinë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.
I riu ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës, ndërsa nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte Policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe persona të tjerë.
klaudio buraku gjykata e lezhes
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:31
E. D
fotot ilustruese
RINAS- Policia Kufitare në Rinas kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë...
Aktualitet
16 Mars 2025, 09:11
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrë...
Aktualitet
16 Mars 2025, 08:09
N.F
Kisha Ortodokse
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme p...
Aktualitet
16 Mars 2025, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në supermarkete, ndikimi i inflacionit te fuqia blerëse po orienton konsumatorin familjar për shpenzime drejt m...
Aktualitet
16 Mars 2025, 07:10
N.F
Foto
TIRANË- Ditën e sotme do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shq...
Aktualitet
15 Mars 2025, 22:27
B.Z
Pamje nga zjarri
TIRANË - Një biznes “Fast-Foodi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj...
Aktualitet
15 Mars 2025, 21:40
B.Z
Zjarri
Vlorë - Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në pyllin e fshatit Tragjas të Vl...
Aktualitet
15 Mars 2025, 20:11
I.A
TIRANË- Protesta e Opozitës për mbylljen e TikTokut ka përfunduar pas rreth një ore nga nisja e tij. Mijëra të rinj u ...
Aktualitet
15 Mars 2025, 19:50
M.L
Elez Biberaj
SHBA- Elez Biberaj, ish-gazetar i Zërit të Amerikës, ka reaguar me anë të një postimi në facebook, pas n&eu...
Aktualitet
15 Mars 2025, 19:58
B.Z
Protestuesi
TIRANË- Një i ri gjimnazist ka mbajtur fjalën gjatë protestës që po mbahet këtë të shtunë te ...