Politike

Listat e PS-së në zgjedhje/ Tabaku: Emra pa peshë dhe kontribute të dukshme! Kjo parti ka kohë që ka degraduar

Tabaku u shpreh se shumë prej emrave në listën e PS-së ishin të panjohur për të, ndërsa shtoi se kjo forcë politike sipas saj ka kohë që ka degraduar.

14 Mars 2025, 21:20 Nga B.Z
Listat e PS-së në zgjedhje/ Tabaku: Emra pa peshë dhe kontribute
Jorida Tabaku

TIRANË - Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka komentuar mbrëmjen e sotme listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.

E ftuar në emisionin “Log” të News 24, Tabaku u shpreh se shumë prej emrave në listën e PS-së ishin të panjohur për të, ndërsa shtoi se kjo forcë politike sipas saj ka kohë që ka degraduar.

Ajo shtoi se lista e mbyllur në Tiranë ishte “e përmbysur”, pa prezencën e individëve me peshë dhe kontribute të dukshme.

Jorida Tabaku: Nuk njihja një pjesë të emrave në listën e PS-së. Erion Braçe prsh është një deputet 24 karat, që jeton me parlamentarizmin. Në tërësi, 80 përqind të listës së PS-së nuk e njihja.

Lista e mbyllur në Tiranë është e përmbysur. Nga pikëpamja e peshës dhe e kontributeve nuk pashë dikënd aty, siç kisha pakënaqësi unë. Për mua, PS ka kohë që ka degraduar.

jorida tabaku ps zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll