Politike

"Tuneli i Murrizit jashtë standarteve"/ Rama-komentuesit: Çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë është si në BE...

Rama thotë se sipas tij çdo vepër infrastrukture që ndërtohet është vetëm me standarte europiane, ndërsa shton se synimi është që deri në 2023 Shqipëria të jetë në tryezën e Bashkimit Europian.

14 Mars 2025, 19:55 Nga B.Z
"Tuneli i Murrizit jashtë standarteve"/ Rama-komentuesit:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjete sociale për hapjen e Tunelit të Murrizit. Një komentues i thotë Ramës së tuneli është jashtë standarteve europiane, teksa kreu i qeverisë e ka kundërshtuar. 

Rama thotë se sipas tij çdo vepër infrastrukture që ndërtohet është vetëm me standarte europiane, ndërsa shton se synimi është që deri në 2023 Shqipëria të jetë në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama: Jo vetëm ai tunel por çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë, rrugë, shkollë, spital, është vetëm me standarte europiane, sepse ne e kemi ndarë mendjen do ta bëjmë këtë vend anëtar të BE deri në 2030 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do ti japim në pasaportë europiane por edhe Shqipërinë do ta pashaportizojmë në Europë me standartet europiane.

edi rama tuneli i murrizit

Sondazh

Poll