Politike

Hapja e Tunelit të Murrizit/ Rama: Jam çliruar nga një makth i vërtetë! Sot mbaroi 'Odisea' e pafundme...

Rama thotë se sot mori fund 'Odisea' e pafundme ndërsa shton se hapja e Tunelit është pritur mirë nga të gjithë qytetarët dhe sipas tij për këtë ndërtim ka marrë vetëm vlerësime pozitive. 

14 Mars 2025, 19:51 Nga DOSJA
Hapja e Tunelit të Murrizit/ Rama: Jam çliruar nga një makth i
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të premte pyetjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy. 

Rama është ndalur te hapja e Tunelit të Murrizit, teksa u shpreh se me inagurimin e tunelit është çliruar nga një makth i madh.

Rama thotë se sot mori fund 'Odisea' e pafundme ndërsa shton se hapja e Tunelit është pritur mirë nga të gjithë qytetarët dhe sipas tij për këtë ndërtim ka marrë vetëm vlerësime pozitive. 

Rama: Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit. Një kurth i paparë i natyrës ku thash ramë dhe skemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur plasën ujrat dhe na morën peng duke na i shtyrë afat e përfundimit pa afat. Nejse sot mbaroi Odisea e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Tani stafi që merret edhe e këtë kronikë më informoi që me zor ka gjetur disa komente problmeatike të hapjes së tunelit kështu që faleminderit të gjitha tyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive. 

edi rama tuneli i murrizit

Sondazh

Poll