Politike

SHBA/ Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Colleen Hyland është një diplomate me përvojë të gjatë, e cila ka shërbyer në disa nga misionet më të rëndësishme diplomatike të SHBA-së në botë. Ajo ka qenë pjesë e stafit diplomatik amerikan në Bagdad, Kabul dhe Prishtinë, ku ka mbajtur pozitën e zëvendësambasadores së SHBA-së në Kosovë nga viti 2016 deri në 2019.

14 Mars 2025, 19:09 Nga B.Z
SHBA/ Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si
Colleen Hyland

SHBA - Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, Colleen Hyland është emëruar si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit. Sipas asaj që shkruan media e huaj Al Jazeera Hyland do të zërë vendin e Alexander Kasanof i cili mbante më herët këtë post. 

Ende nuk është e qartë nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme apo e përhershme. Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për politikën amerikane në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku SHBA-ja vazhdon të luajë një rol kyç në proceset politike, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe luftën kundër korrupsionit në rajon.

Colleen Hyland është një diplomate me përvojë të gjatë, e cila ka shërbyer në disa nga misionet më të rëndësishme diplomatike të SHBA-së në botë. Ajo ka qenë pjesë e stafit diplomatik amerikan në Bagdad, Kabul dhe Prishtinë, ku ka mbajtur pozitën e zëvendësambasadores së SHBA-së në Kosovë nga viti 2016 deri në 2019. Përvoja e saj në rajon dhe njohja e dinamikave politike në Kosovë dhe më gjerë pritet të jenë faktorë kyç në qasjen e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

colleen hyland shba

Sondazh

Poll