Politike

"Vidhni dhe këto pak ditë që ju kanë mbetur"/ Rama-komentuesit: Pse bre e thua llafin e keq! Tuneli i Murrizit është bërë me PPP...

Rama thotë se tuneli është ndërtuar me PPP (Partneritet Publik Privat) dhe sipas tij i ka kushtuar shtetit shumë më pak se çdo ti kushtonte sikur privati të mos qe i detyruar që ti bënte me shpenzimet e veta punimet masive kur plasi uji në Tunelin e Murrizit. 

14 Mars 2025, 19:58 Nga B.Z
"Vidhni dhe këto pak ditë që ju kanë mbetur"/
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë pasdite me përgjigjet e pyetjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy. 

Një prej komentuesve e ka cilësuar hapjen e Tunelit të Murrizit si një vjedhje, ndërsa lidhur me këtë kreu i qeverisë thotë se kjo është thjesht një tentativë për të ulur punën e Partisë Socialiste.

Rama thotë se tuneli është ndërtuar me PPP (Partneritet Publik Privat) dhe sipas tij i ka kushtuar shtetit shumë më pak se çdo ti kushtonte sikur privati të mos qe i detyruar që ti bënte me shpenzimet e veta punimet masive kur plasi uji në Tunelin e Murrizit. 

Rama: Pse bre e thua llafin e keq, apo ta do emri që ta mbash me nder duke sharë. Megjithatë duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP (Partneritet Publik Privat) dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë më pak se çdo ti kushtonte sikur privati të mos qe i detyruar nga kontrata që i kemi bërë që ti bënte me shpenzimet e veta punimet masive të paparashikuara kur plasi uji në Tunelin e Murrizit. Kjo vidhni vidhni jotja është si ajo e disave që në komentet për hekurudhën Tiranë-Durrës shkruanin pse është me një korsi apo e keni vjedhur tjetrën.

edi rama tuneli i murrizit

Sondazh

Poll