Politike

Komentuesi e pyet për çmimin e palltos, Rama i shmanget: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës...

Komentuesi e ka pyetur se sa lekë e ka blerë pasi e ka kërkuar në rrjet dhe nuk rezultonte fare të ishte në gjendje, ndërkohë që kreu i qeverisë pa i kthyer përgjigje ende për çmimin e ka quajtur një mbështetës të opozitës. 

14 Mars 2025, 20:03 Nga B.Z
Komentuesi e pyet për çmimin e palltos, Rama i shmanget: Të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama teksa po i përgjigjej pyetjeve të komentuesve mbi hapjen e Tunelit të Murrizit është pyetur për çmimin e palltos që mbante veshur gjatë inagurimit të Tunelit. 

Komentuesi e ka pyetur se sa lekë e ka blerë pasi e ka kërkuar në rrjet dhe nuk rezultonte fare të ishte në gjendje, ndërkohë që kreu i qeverisë pa i kthyer përgjigje ende për çmimin e ka quajtur një mbështetës të opozitës. 

Rama ka vijuar më tej duke thënë se pallton e ka blerë sipas tij para 20 vitesh në Gjermani dhe prandaj palltoja nuk rezulton si produkt aktualisht në asnjë faqe. 

Rama: Nuk të vë faj, s'ke ça bën. S'ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pij verën 30 e ca mijë euro shishja. Kështu që ti tani thua që spo e gjen dot pallton si e imja se do të thuash me demek është jashtë serie, jo mor vlla jo nuk e mbaj mend në fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani, para 20 e ca vitesh prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Mbahu pak më mirë nga goja mor burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit. 

 

edi rama tuneli i murrizit

Sondazh

Poll