Politike

FOTOLAJM/ Nga imitimi i brirëve të dhisë si në përkrenaren e Skënderbeut te "Historia e Dibrës", ja dhuratat që mori Rama gjatë hapjes së tunelit të Murrizit

Gjatë ecjes në tunel, Rama u takua me disa qytetarë.

14 Mars 2025, 15:59 Nga M.B
FOTOLAJM/ Nga imitimi i brirëve të dhisë si në
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku morën pjesë këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Gjatë ecjes në tunel, Rama u takua me disa qytetarë.

Këta të fundit i dhuruan atij disa objekte siç ishin brirët e gdhendura të dhisë, të ngjashme me ato në përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut apo dhe një libër që titullohej "Historia e Dibrës". Rama gjithshtu u prit me këngë, valle dhe veshje tradicionale nga një grup të rinjsh gjatë inaugurimit të tunelit.

edi rama

Sondazh

Poll