Politike

"Sali Berisha e parapëlqen diversitetin"/ Berisha: Asnjë njeri nuk është hequr nga lista për mendimin ndryshe

Lideri i opozitës gjithashtu dha garanci se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Berisha tha se jo vetëm që mbështet diversitetin, por edhe e pranon atë.

14 Mars 2025, 14:14 Nga E. D
"Sali Berisha e parapëlqen diversitetin"/ Berisha: Asnjë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp tha se asnjë njeri nuk është hequr nga lista e PD për mendimin ndryshe. Lideri i opozitës gjithashtu dha garanci se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Berisha tha se jo vetëm që mbështet diversitetin, por edhe e pranon atë.

"Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por e parapëlqen diversitetin dhe këtë ta them me bindjen më të thellë. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe nga unë. Kurrë, nuk ndodh ajo.

Atë që e mendojnë këtë. Ndonjë prej personave që mund të ketë menduar se nuk është në listë për këtë arsye, ka gabuar, nuk mund të mbetet kush. Unë në fund të fundit, këtë jetë politike e kam nisur për motivin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Kjo ka qenë.

Po të më kthesh në origjinë atje ku kam filluar, për mendimin ndryshe e kam filluar. E kam filluar për mendimin ndryshe, kur ai kushtonte ndonjëherë me çmim shumë të shtrenjtë. Nuk heq dorë unë nga ajo. Nuk më pozicionon mua kush se pse, kundërshton apo kritikon në pozicion që unë të them, se nuk të toleroj. Mund të mendojnë, kjo është normale, por nuk është e vërtetë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll