Politike

Vuçiç intervistë me djalin e Trump: Zgjidhja me Prishtinën duhet të jetë një lloj kompromisi

Gjatë bisedës, presidenti serb theksoi edhe popullaritetin e madh të presidentit Donald Trump në mesin e qytetarëve të Serbisë.

14 Mars 2025, 14:42 Nga r.ll
Vuçiç intervistë me djalin e Trump: Zgjidhja me
trump jr, vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një intervistë me djalin e presidentit amerikan Donald Trump. Në intervistë, Vuçiç ka folur edhe për dialogun me Kosovën ku tha se zgjidhja mes dy vendeve duhet të jetë një lloj kompromisi.

"Për dallim nga njerëzit në Prishtinë, të cilët nuk dua t’i kritikoj e as ta shfrytëzoj rastin e të them gjëra të këqija për ta, do të them se jemi nën presion të madh për këtë çështje, të gjithë apo shumë njerëz duan të minojnë integritetin tonë territorial dhe kushtetutën tonë. Por, gjëja kryesore është se ne gjithmonë kemi qenë të hapur për t’u afruar me një konsensus apo marrëveshje mes nesh dhe Prishtinës, por duhet të jetë një far zgjidhje kompromisi, jo e njëanshme”, deklaroi Vuçiç në intervistën me Donald Trump Jr.

Gjatë bisedës, presidenti serb theksoi edhe popullaritetin e madh të presidentit Donald Trump në mesin e qytetarëve të Serbisë.

"Derisa u shfaq Trump në skenën politike, serbët nuk i besuan asnjë lideri tjetër politik nga Shtetet e Bashkuara. Tani ka një ndryshim të madh dhe një kthesë të madhe. Trump është bërë shumë i popullarizuar në Serbi. Ky ishte vendi ku Trump gëzonte popullaritetin më të madh në të gjithë Evropën dhe deri tani", thotë Vuçiç.

donald trump jr aleksander vucic

Sondazh

Poll