Politike

Berisha: Do jem pjesë e protestës së Tik Tok para ndërtesës së tiranit, por fjalën e kanë të rinjtë

Berisha u shpreh se fjalën do ta kenë të rinjtë, por ai do të jetë si mbështetje. 

14 Mars 2025, 14:38 Nga E. D
Berisha: Do jem pjesë e protestës së Tik Tok para
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp konfirmoi edhe pjesëmarrjen e tij në protestën që është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Berisha u shpreh se fjalën do ta kenë të rinjtë, por ai do të jetë si mbështetje. 

"Do jem pjesë. Nuk jam unë maestro i Tik Tokut, janë të rinjtë. Ata janë frymëzimi, unë aty do të jem ti mbështes, por fjalën e kanë ata, ata do flasin se janë anti censurë. Tek kryeministria. Protesta është tek kryeministria, para ndërtesës së tiranit, të habitullahut të Tiranës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll