Politike

Protesta për mbylljen e TikTok/ Berisha: Të mblidhemi në orën 19:00 në sheshin Skëndërbej

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Rama do të ndëshkohët për mbylljen e platformës TikTok pasi ka censuruar dhe nuk respekton lirinë e fjalës. 

14 Mars 2025, 13:43 Nga I.A
Protesta për mbylljen e TikTok/ Berisha: Të mblidhemi në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka i bërë sot thirrje të rinjve t'i bashkohen  protestës kundër censurës dhe i fton të mblidhen nesër në Sheshin Skenderbej në orën 19:00. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Rama do të ndëshkohët për mbylljen e platformës TikTok pasi ka censuruar dhe nuk respekton lirinë e fjalës. 

Berisha premtoi se të rinjtë e të gjithë të tjerët që janë përdorues, do t'i mundësohet hapja e platformës TikTk me datë 12 maj. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll