Politike

"Mirëseerdhe Skënderbe"/ Hapet ‘Tuneli i Murrizit’, Rama dhe Balluku priten me muzikë e valle nga qytetarët

Rama dhe Balluku janë pritur në Dibër nga dhjetëra qytetarë me muzikë dhe valle festive. 

14 Mars 2025, 15:52 Nga B.Z
"Mirëseerdhe Skënderbe"/ Hapet ‘Tuneli i
Rama

DIBËR - Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku po marrin pjesë këtë të premte në hapjen e Tunelit të Murrizit, në zonën e Dibrës. 

Rama dhe Balluku janë pritur në Dibër nga dhjetëra qytetarë me muzikë dhe valle festive. 

Teksa përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe veshjet popullore, të cilat janë veshur nga një grup grash e vajzash teksa kanë shoqëruar kryeministrin dhe Ballukun me muzikë gjatë ecjes së tyre brenda tunelit.

"Mirëseerdhe Skënderbe"/ Hapet ‘Tuneli i
Pamje nga tuneli

tuneli i murrizit edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll