Politike

"Ajo urbanizon periferinë e vendit"/ Berisha: Unaza e Shqipërisë do të jetë projekt tjetër madhor infrastrukturor

Berisha tha se kjo unazë urbanizon të gjithë periferinë e Shqipërisë dhe bën të mundur që çdo qendër komune, sipas ndarjes së vjetër, të lidhet me akset kombëtare për disa minuta. 

14 Mars 2025, 13:41 Nga I.A
"Ajo urbanizon periferinë e vendit"/ Berisha: Unaza e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paraqitur sot disa projekte infrastrukturore ku ndër to bën pjesë Unaza e Shqipërisë, e cila do të bëjë të mundur bashkimin e disa komunave të vendit. Berisha tha se kjo unazë urbanizon të gjithë periferinë e Shqipërisë dhe bën të mundur që çdo qendër komune, sipas ndarjes së vjetër, të lidhet me akset kombëtare për disa minuta. 

Berisha shtoi se projektet e përmendura nga ai ditën e sotme, janë ato më të rëndësishmet dhe që kanë më shumë përparësi, por do të ketë dhe projekte të tjera të transportit detar e ajror. Berisha tha më tej se këto projekte do ta shnërrojnë vendin tonë në epiqendrën e transporteve në ballkan.  

PJESË NGA DEKLARATA: 

"Unaza e Shqipërisë do të jetë projekt tjetër madhor infrastrukturor. Të dashur miq, në vitet 2005-2007, në zbatim të këtij projekti ne ndërtuam dhe rindërtuam rrugë nga Valbona gjer në segmentin Korçë-Ersekë, të cilin e filluam dhe ndërtuam 18 kilometrat e parë. Kjo unazë do zbriste, do shkonte në Kolonjë, Leskovik, Përmet, Kardhiq, Delvinë. Do rikthehej rruga e bregut, e cila u rindërtua dhe do ndiqte bregun për të dalë në Velipojë dhe për të ecur drejt Hanit të Hotit dhe Vermoshit.

Në ndarjen e vjetër administrative, kjo unazë bashkonte dy të tretat e komunave të vendit. Kjo unazë, e tëra në zonat malore përveç ultësirës bregdetare, bënte disponibël të gjitha pasuritë e mëdha dhe potencialet turistike, bujqësore, blegtorale, etj, të dy të tretave të Shqipërisë. Unaza me fjalë të tjera urbanizon të gjithë periferinë e Shqipërisë. Ajo bën të mundur që çdo qendër komune në ndarjen e vjetër, të lidhet me akset kombëtare në kohë 20 minuta.

Këto janë vetëm disa nga projektet me përparësi të madhe të infrastrukturës në 4-vjeçarin që vjen.
Projekte të tjera të mëdha do të vazhdojnë. Lugina e Drinit ka të gatshëm projektin për autostradën Vau i Dejës-Fierzë. Por natyrisht thashë, përparësi absolute merr hekurudha. Nuk po ndalem këtu në projektet e transportit detar dhe ajror, të cilat janë projekte madhështore dhe e bëjnë Shqipërinë epiqendër të transporteve në Ballkan," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll