Politike

Pushimi i çështjes për Bashën, Balla: Kush mendon se u mbyll e ka gabim, KLP dhe KLGJ të hetojnë. U bënë dy vjet kërkim

13 Janar 2020, 16:39 Nga DOSJA
Pushimi i çështjes për Bashën, Balla: Kush mendon se u

TIRANË- Taulant Balla, ka reaguar pas vendimin të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çëshjtes ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD. Në një reagim në Facebook, teska ka publikuar dhe një dokument (Kontrata Muzin-Basha), Balla shkruan se kush mendon se kjo çëshjte është mbyllur e ka shumë gabim.

Më tej në reagimin e tij, nurmi dy i PS shton se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

“Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë. Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë”, shkruan Balla.

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëznuan gjyetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha pushohet hetimi per bashen taulant balla vendimi i gjykatës për bashën gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha pushohet hetimi per bashen taulant balla vendimi i gjykatës për bashën

Sondazh

Poll