Politike

Bardhi mesazh Ramës nga Dibra për dosjen 184: Krimet elektorale të ndëshkohen, mos u fshihni më

13 Janar 2020, 14:44 Nga DOSJA
Bardhi mesazh Ramës nga Dibra për dosjen 184: Krimet elektorale

DIBËR- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gezment Bardhi, ka vijuar takimet me strukturat e partisë në Dibër. Në një njoftim në mediat sociale, Bardhi bën me dije se ka qenë në Bulqizë e Mat dhe prej andej i bën thirrje qeverisë për të zbardhur dosjen 184.

Në reagimin e tij, numri 2 i PD shton se Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku sipas tij Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016.

“Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve  të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat, shpreha mirënjohjen për sakrificën dhe betejën kundër të keqes nga banorët e qarkut Dibër dhe ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.

Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!”, shkruan Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD prej ditësh po vijon turin e tij të takimeve me strukturat, ku ka dhënë mesazhe të forta. Pak ditë më parë, Bardhi u shpreh se po hetohen dhe disa kryebashkiak të tjerë të PS të cilët sipas tij kanë të shkuar kriminale dhe duhet të largohen nga detyrat që kanë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardhi ne diber dosja 184 gazment bardhi vjedhja e votave ne shqiperi bardhi ne diber dosja 184 gazment bardhi vjedhja e votave ne shqiperi

Sondazh

Poll