Politike

Programi i qeverisjes së PD-së/ Berisha prezanton projektet: Autostrada Tiranë-Durrës do zgjerohet me tre korsi...

Lideri demokrat u shpreh gjithashtu se do të zgjerohet gjithashtu rruga Milot-Shkodër. Berisha deklaroi gjithashtu se nëse PD vjen në pushtet do të përfundojnë të gjitha projektet e lëna përgjysëm dhe një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet transportit rrugor.

13 Mars 2025, 19:20 Nga B.Z
Programi i qeverisjes së PD-së/ Berisha prezanton projektet:
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin e qeverisjes së PD-së për infrastrukturën. Berisha deklaroi se nëse PD vjen në pushtet Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me 3 korsi.

Lideri demokrat u shpreh gjithashtu se do të zgjerohet gjithashtu rruga Milot-Shkodër. Berisha deklaroi gjithashtu se nëse PD vjen në pushtet do të përfundojnë të gjitha projektet e lëna përgjysëm dhe një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet transportit rrugor.

Pjesë nga fjala e Berishës

Pra, nuk ka një vend të dytë në botë që të ketë përdorur infrastrukturën dhe projektet e saj për të vjedhur një komb, për të vjedhur një popull siç ka vepruar qeveria e Edi Rramës.
Kjo është e vërteta.

Sigurisht kjo praktikë do ketë një audit të thellë dhe ata të cilët kanë vjedhur dhe shpërdoruar 12 miliardë euro, ata do përgjigjen gjer në një para shqiptarëve për këtë shpërdorim të padëgjuar.
Projekti ynë është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për transportin rrugor.
Nuk ka dyshim që ne do përfundojmë punët e nisura që nuk sosën kurrë nga këta.
Milot-Lezhë-Shkodër është përparësi e të gjitha përparësive.

Të gjithë ata që studiojnë fluksin e makinave, numri më i madh i tyre i hyrjeve në Shqipëri pas rrugës së Kombit është Muriqani dhe Hani i Hotit. Janë të fundit. Bëhet e zhbëhet një tender se si të rriten çmimet Milot-Balldre.
Për ne, përparësi absolute ka së pari zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët.
Së dyti, rruga Milot-Shkodër. Zgjerimi i kësaj rruge është kusht, është emergjencë sot.
Natyrisht përfundimi në kohë i rrugëve që po u harrohet emri.
Ato janë shumë të domosdoshme.

sali berisha pd

Sondazh

Poll