Aktualitet

Dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Liçit, arrestohet e dashura e Safet Bajrit

Thuhet se E.A. ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

13 Mars 2025, 18:54 Nga DOSJA
Dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Liçit, arrestohet
Safet Bajri

TIRANË - Policia ka arrestuar të dashurën e Safet Bajrit, ndaj të cilit gjykata ka caktuar arrest me burg për vrasjen e Fatbardh Liçit. Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, në pranga ka rënë e reja me iniciale E.A, e cila është pronare e një dyqani në “Myslym Shyr”.

Raportohet se e dashura e Bajrit është arrestuar 5 ditë pas partnerit të saj dhe dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Liçit, ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2018 në Shkodër. Thuhet se E.A. ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Gjykata e Posaçme la në fuqi dy javë më parë masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Liçit. 

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.

 

safet bajri fatbardh lici

Sondazh

Poll