Politike

Dosja "Partizani", Gjykata e Posaçme shtyn për në 4 prill seancën

Sipas raportimeve të pandehurit kanë përfunduar me prendimet e tyre.

13 Mars 2025, 14:49 Nga r.ll
Dosja "Partizani", Gjykata e Posaçme shtyn për në 4
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 4 prill seancën për dosjen "Partizani". Sipas raportimeve të pandehurit kanë përfunduar me prendimet e tyre. Ndërkohë në seancën e ardhshme do të dëgjohen edhe pretendimet e prokurorëve të SPAK. Në përfundim, do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes

Berisha akuzohet për privatizim të kompleksit "Partizani" bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Kreu i PD-së, u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

dosja partizani gjykata e posacme

Sondazh

Poll