Politike

"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i përgjigjet komentuesit: Si ma provon ti, apo kështu dua unë ta them

Ky koment i ndjekësit nuk i ka kaluar pa u pikasur nga Rama i cili menjëherë i është përgjigjur me një pyetje se si mund t'ia provojë ai këtë. 

13 Mars 2025, 09:00 Nga N.F
"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'sy" i është përgjigjur një komentuesi i cili shkroi se ai konsumon shishe vere me vlerë 37 mijë euro. Ky koment i ndjekësit nuk i ka kaluar pa u pikasur nga Rama i cili menjëherë i është përgjigjur me një pyetje se si mund t'ia provojë ai këtë. 

Rama shtoi se ku e ka parë komentuesi me një shishe me vlerë të tillë apo ai po e thotë këtë sepse do. Ai gjithashtu komentoi edhe detajet që tha pak ditë më parë në lidhje me mosngrënien për dy ditë. Sipas tij këneta është kenetë dhe e ka përdorur këtë detaj për të thënë se Rama po viktimizohet.

"Ku ma pe mua këtë shishe? Unë po them ti e pi 37 mijë euro? Si ma provon ti? Apo unë dua ta them. Hajde muhabet hajde. Pashë që ishin marrë shumë në fakt dhe me atë që thashë unë me mosngrënien. Unë nuk thashë se nuk ka bukë dy ditë se nuk kam çfarë ha. Nuk e kisha në atë sens. Por këneta, kënetë, e keni parasysh.

Unë e bëj këtë gjë për arsye se, agjërimi, jo si besimtar, por për t’u kujdesur për mendjen dhe pastaj për trupin, për të lehtësuar veten nga ngarkesa, është një metodë den baba den. Nuk lidhet thjesht me besimin dhe besimtarët. Abstemimi nga ushqimi, duke konsumuar ujë, bën që të fillojë një pastrim i qelizave dhe të rritet qartësia mendore. Efekt tjetër është edhe mbajtja në kontroll e peshës. 24 orëshi, darkë në darkë, ose drekë në drekë. 48 orëshi është akoma më mirë, thellon pastrimin," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll