Politike

"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama për listën e mbyllur të PD në Tiranë: Ajo skuadër është tribuna VIP e kënetës

Kreu i qeverisë ka komentuar dhe mospërfshirjen e Dashnor Sulës në listat e opozitës.

13 Mars 2025, 08:46 Nga r.ll
"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale ka komentuar listën e mbyllur të Partisë Demokratike. Rama tha se lista e mbyllur e PD për qarkun e Tiranës, tregon "VIP-at e kënetës". 

Ai nuk ka kursyer përsëri ironitë për Kujtim Gjuzin për të cilin tha se u keqpërdor nga Partia Demokratike. Kreu i qeverisë ka komentuar dhe mospërfshirjen e Dashnor Sulës në listat e opozitës. Sipas Ramës, Sula u arratis te "Shqipëria Bëhet" sepse nuk duroi poshtërimin e bërë.

"Kush kishte ndonjë dyshim, shpresë apo besim të mbetur mjafton të shikojë skuadrën në listën e mbyllur të Tiranës. Kjo skuadër është tribuna VIP e kënetës. Aty mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret brutalisht. Sepse është i vetmi që do ta kishte merituar skuadrën e mbyllur. Ndërkohë i madhi Dash Sula që ska lënë gjë pa bërë për një vend në tribunën VIP, u la në det të hapur. U arratis se nuk e përballoi poshtërimin. Më pas shkoi u fut te "Shqipëria Bëhet". Po në fund të fundit, Dash Sula është gjel deti nuk përshtatet me kënetën.", tha Rama. 

edi rama listat e pd dashnor sula kujtim gjuzi

Sondazh

Poll