Politike

Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në det të hapur, ishte përfaqësuesi më dinjitoz i "Shqipërisë Madhështore"

Rama gjatë fjalës së tij nuk ka kursyer ironitë për opozitën. Rama tha se është zgjuar i mërzitur pasi Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur, duke nënkuptuar listën jo të sigurt.

13 Mars 2025, 08:44 Nga DOSJA
Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'Sy" ka komentuar listat e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij nuk ka kursyer ironitë për opozitën. Rama tha se është zgjuar i mërzitur pasi Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur, duke nënkuptuar listën jo të sigurt të PD-së.

Kryeministri shpesh gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale e përmend Gjuzin ndërsa me ironi është shprehur se mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore e koalicionit të opozitës.

"Jam pak i mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur. U mërzita shumë për Kujtimin se ishte përfaqësuesi më dinjitoz i "Shqipërisë Madhështore". Për këtë do të flasim më vonë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll