Politike

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”/ Rama: Na admirojnë se sa shumë kemi arritur që kur dolëm nga errësira e thellë

Ai shtoi se Tirana për të 4-in vit radhazi zgjidhet si qyteti që diçka i mbetet të mbajë në formën e një pishtari të ndezur.

12 Mars 2025, 17:22 Nga M.B
“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”/
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Rama tha se transformimi që ka pësuar Tirana është i jashtëzakonshëm. Sipas tij, këtë transformim nuk e shohim vetëm "ne këtu", por edhe të tjerët të cilët, siç theksoi ai, "na admirojnë se sa shumë kemi arritur të bëjmë kur dolëm nga errësira e thellë". Ai shtoi se Tirana për të 4-in vit radhazi zgjidhet si qyteti që diçka i mbetet të mbajë në formën e një pishtari të ndezur.

“Një moment kur Tirana pagëzohet zyrtarisht si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. Desha ta nisja duke referuar një shprehje që thotë ‘nëse do të njehësh një komb, ec në rrugicat e  kryeqytetit të tij’. Sot nuk është e lehtë për shkak të një transformimi, që është më i madhi që qyteti ka njohur në historinë e tij. Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe më një histori shumë herë më pak të pasur se ajo e kryeqyteteve të thjerra rreth nesh.

Sot ato rrugë janë dëshmitare të një transformim, Tirana për të 4-in vit radhazi zgjidhet di qyteti që diçka i mbetet të mbajë në formën e një pishtari të ndezur. Kjo do të thotë se këtë transformimin nuk e shohim vetëm ne, por edhe të tjerët të cilët na kanë parë se si kemi qenë. Gjithmonë e më shumë na respektojnë dhe admirojnë se sa shumë kemi arritur të bëjmë, kur dolëm nga errësira e thellë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll