Politike

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/ Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista e hapur

Berisha la të nënkuptohet se Sula mund të jetë kandidat, kur u pyet nga gazetarët sesi mund të linte jashtë liste një nga më të votuarit në qarkun Elbasan, gjatë primareve.

12 Mars 2025, 16:33 Nga E. D
Mund të më këtë çuar mesazh, por…/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, para mbledhjes në Kryesi, është shprehur se Dashnor Sula nuk është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë. Berisha la të nënkuptohet se Sula mund të jetë kandidat, kur u pyet nga gazetarët sesi mund të linte jashtë liste një nga më të votuarit në qarkun Elbasan, gjatë primareve.

“S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar. Ajo nuk dihet. Ai deklaron, por pastaj mund të ndërrojë mendimin”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll